Flash News

KRYESORE

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë nga Rusia, reagon MEPJ: Nuk ishte surprizë

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë nga Rusia, reagon MEPJ: Nuk

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të Rusisë për dëbimin e dy diplomatëve shqiptar.

MEPJ thotë se ky reagim i Moskës nuk përbën surprizë por thekon se  kanalet diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë

“Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse. Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë”, thotë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Të fundit