Flash News

KRYESORE

Dëbimi i ambasadorit, reagon Irani: Shqipëria është viktimë e SHBA dhe Izraelit

Dëbimi i ambasadorit, reagon Irani: Shqipëria është

Republika e Islamike e Iranit ka reaguar pas vendimit të Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin në Tiranë dhe një tjetër diplomat, të cilët akuzohen se kanë kërcënuar sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi ka deklaruar se “në vijim të skenarëve të SHBA-së, sionistëve dhe të disa grupeve terroriste kundër Republikës Islamike, Shqipëria është bërë viktimë e një veprimi të shkujdesur ndaj diplomatëve iranianë.”

“Mendoj se kjo masë është vazhdimi i skenarëve të mëparshëm për ndërprerjen e marrëdhënieve midis Iranit dhe Evropës në këtë periudhë kritike”, deklaroi Ghasemi.

Sa i përket Shqipërisë, ai tha: “Irani gjithmonë ka mbajtur një nivel të përshtatshëm të lidhjeve me Shqipërinë dhe ka respektuar ligjet e brendshme të këtij vendi.”

“Meqenëse Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që reaguan ndaj kësaj çështjeje dhe gjithashtu duke përfshirë faktin se Shqipëria është konsultuar me aleatët rreth këtij rasti, duket krejtësisht e mundur që regjimi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraeli të jenë pas këtij vendimi”, tha zyrtari iranian.

Ghasemi deklaroi se “qeveria shqiptare duhet të jetë në gjendje të mbrojë pavarësinë dhe sigurinë e saj dhe të mos lejojë vendet e tjera të ndikojnë dhe dëmtojnë lidhjet e saj me Iranin.”

Basha dhe Vasili përshëndesin dëbimin e dy diplomatëve iranianë: Të luftohet edhe krimi i organizuar brenda vendit

Të fundit