Flash News

KRYESORE

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, DW: Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike apo terroriste

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, DW: Shqipëria e

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë javës që shkoi nga Shqipëria, Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri.

Duke folur për Deutsche Wellen, ata thonë se më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste.

Prania e muxhahedinëve disidentë, të vendosur në kampin e tyre të fortifikuar pranë Durrësit, 30 km larg Tiranës, është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë, duke sjellë së fundmi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.

Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për DW, se "ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të  rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi,” thotë ai.

Nga ana tjetër, Redion Qiriazi, ekspert për çështjet e sigurisë kombëtare, mendon se dëbimi i dy diplomatëve iranianë mund të pasohet me një situatë të rënduar të sigurisë kombëtare.

“Ka një kërcënim gjithmonë e më të prekshëm nga regjimi i Iranit. Kërcënimi me i mundshëm është ai i sulmeve te izoluara kibernetike apo terroriste, ku Irani ka kapacitete të konsoliduara dhe të testuara. Këto sulme mund te ndërmerren në territorin shqiptar, por edhe në vendet ku Shqipëria ka trupa me misione ushtarake, në veçanti në Lindjen e Mesme apo Azinë Qendrore” thotë Redion Qiriazi për DW.

Të fundit