Flash News

KRYESORE

Dëborë dhe ngrica, makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër

Dëborë dhe ngrica, makina del nga rruga në aksin

Në segmentin rrugor Lezhë-Shkodër, për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave në rrugë, situata paraqitet problematike për drejtuesit e automjeteve.

Si pasojë e ngricave, një automjet ka dalë nga rruga në Gjadër, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Në qarkun e Shkodrës dhe në atë të Lezhës, nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por në shumicën e akseve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Të fundit