Flash News

KRYESORE

Dëborë dhe ngrica, Ministria e Mbrojtjes njofton për akset rrugore ku duhet bërë kujdes

Dëborë dhe ngrica, Ministria e Mbrojtjes njofton për akset

Për shkak të dëborës dhe ngricave në rrugë, situata paraqitet problematike në disa akse rrugore.

Minsitria e Mbrojtjes ka njoftuar se prefekturat më problematike me prezencë të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra, bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.

Sipas Ministrisë, në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse në disa prej tyre është e detyrueshme të lëvizet me zinxhirë.

Postimi i plotë:

Ju informojme mbi situaten klimaterike dhe gjendjen e emergjencave ne Prefektura dhe bashki deri aktualisht:

Jane kontaktuar te gjithe prefektuarat dhe rezultonje se jane organizuar dhe funksionojne shtabet e emergjencave.

Prefekturat me problematike me prezence te shtuar debore dhe veshtiresi ne rruge jane, Korca, Gjirokastra, Shkodra/bashkia Puke, Dibra dhe Kukesi.

Ne akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugesh, ndonese në disa prej tyre është e detyrueshme te levizet me zinxhire.

Ministria e Mbrojtjes eshte ne kontakt te vazhdueshem me Autoritetin Rrugore, Policine e shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet. Drejtori i pergjithshëm i Emergjencave Civile eshte nisur drejt Qafe Thanes per te inspektuar punen qe po behet atje.

Të fundit