Flash News

KRYESORE

Debuton në Bundesligë vëllai i ish-mesfushorit të kombëtares, mundet nga Leverkuseni

Debuton në Bundesligë vëllai i ish-mesfushorit të

Klaus Gjasula, vëllai i ish-mesfushorit të Kombëtares, Jurgen Gjasula ka debutuar në elitën e futbollit gjerman. 29-vjeçari i lindur në Tiranë u aktivizua për 90 minuta në sfidën që Paderborni i sapo ngjitur në Bundesligë, humbi ndaj Bajern Leverkusën, 3:2.

Shtatlarti ka pasur një ngjitje impresionuese në karrierë, pasi 3 vite më parë luante në ligën amatore me Kikers Ofenhah. Nëse ai vijon me këto paraqitje, ka gjasa që trajneri i kombëtares, Edi Reja t’i rezervojë një ftesë për ndeshjen e muajit nëntor ndaj Francës, ndonëse mesfusha e ekipit kuqezi është e mbipopulluar.

Gjasula është i vetmi futbollist në Bundesligë që i luan ndeshjet me helmetë, pas një dëmtimi në kokë disa vite më parë për të parandaluar ndonjë dëmtim tjetër. “Nuk e mbaj për modë, por sepse ndihem më i sigurt me të”, ka sqaruar ai në një prononcim për mediat vendase.

Vëllai i tij, Jurgen Gjasula aktivizohet në Bundesligën III me skuadrën e Magdeburgut.

Të fundit