Flash News

KRYESORE

Dedikimi i Kastriot Reçit për vëllain e vrarë dy vjet më parë në Romë: E qëlluan pas shpine

Kastriot Reçi, një biznesmen i njohur në Rrëshen u vra paraditen e sotme me armë zjarri në qendër të qytetit.

Megjithatë, Reçi dy vjet më parë humbi vëllain e tij, Gaspërin, në një atentat me 4 plumba në Romë, Itali.

Në një status në rrjetet sociale, Kastrioti shkruante në rrjetet sociale rreth një muaj pas ngjarjes një dedikim për vëllain e tij, ndërsa publikonte foto me fëmijët e Gasperit.

“Falënderoj të gjithë ju, shokë, miq e dashamire për respektin, mbështetjen dhe ngushëllimet e sinqerta. Vëllai ynë Gasper kishte 20 vite që jetonte në Romë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Gasper Reci ishte pagëzuar dhe martuar në kishën Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy fëmijët e tij shkonin çdo te diele dhe luteshin ne kishën San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)

Ai besonte dhe mendonte se Jetën ta dhuron Zoti dhe vetëm Zoti ka të drejtë ta marri atë... Gasper Reci u qellua pas shpine rrugës teksa po kthehej ne shtëpi ku po e prisnin bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij”, shkruante Reçi në maj të 2017-ës.

Të fundit