Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Dedja: Do na penalizojë Strasburgu. Zgjidhje si Arta Marku për Kushtetuesen
Në kushtet kur Gjykatës Kushtetuese i mungojnë dy gjyqtarë dhe një të treti i ka mbaruar mandati, kryetari Bashkim Dedja thotë se nga mosformimi i kuorumit gati 20 çështje janë rrëzuar pa realizuar shqyrtimin e tyre në themel.
Zoti Dedja propozon si zgjidhje plotësimin e përkohshëm të vendeve vakante me gjyqtare pa e kaluar vettingun, ndërkohë që thotë se ai vetë nuk ka frikë kontrollin.
Intervista
Top Channel: Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese do të kalojë e para në sitën e vettingut, praktikisht i bie që ju si kryetar i Gjykatës Kushtetuese pritet të kaloni i pari portat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. A keni besim ju tek gjithë ky proces?
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese: Unë kam besim të plotë në vendimmarrjen e tyre dhe shpresoj dhe besoj që ata do të bëjnë atë që ju kërkon ligji dhe Kushtetuta. Nëqoftëse nuk do të kisha besim te organet e vettingut, nuk do t’i nënshtrohesha.
Top Channel: Mendoni që gjyqtarët kushtetues do ta kalojnë vettingun?
Bashkim Dedja: Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë. Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin. “Çdo berr, thotë, populli varet nga këmbët e tij” dhe secili e di vetë sesi i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenciale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj.
Top Channel: Çfarë ngërçesh ka shkaktuar mungesa e gjyqtarëve kushtetues në Gjykatën Kushtetuese?
Bashkim Dedja: Ne aktualisht punojmë me shtatë gjyqtarë, ku njerit prej tyre i ka mbaruar mandati, por vazhdon në detyrë. Vështirësia qëndron në radhë të parë me ngarkesën, sepse duke munguar gjyqtarë shpërndahet ngarkesa tek gjyqtarët e tjerë. E dyta, tek vendimmarrja, sepse ligji e kërkon që të jepet një vendim dhe të zgjidhet pro, ose kundër duhet të votojnë të paktën 5 gjyqtarë dhe kuroumi nuk arrihet në shumicën me pesë vota dhe kjo bën që kërkesa të rrëzohet, jo më për zgjidhjen e çështjes, por për mosformimin kuorimi. Vështirësia është e madhe përsa i përket funksionimit, por kjo mund të penalizojë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, sepse zgjidhja nuk bëhet për shkak të meritës, por për shkak të mosformimit të kuorumit. Dihet që nëse do të ketë qëndrim, do të ketë vendim nga Strasburgu. Ne kishim parashikuar që të fusnim gjyqtarin zëvendësues, pra gjyqtarin rezervë. menduam që mund të jenë mjaftueshëm tre, nga nëntë që jemi, tre të jenë rezervë. Parimisht, Komisioni i Reformës ishte dakord, nuk e di pse nuk u përfshinë.
Top Channel: Ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes oportune, zoti Dedja?
Bashkim Dedja: Duke patur parasysh vështirësitë dhe situatën, mund të bëhej një emërim i gjyqtarëve kushtetues pa e kaluar vettingun, siç ka qenë sepse, të gjithë ne që jemi në detyrë, jemi pa e kaluar vettingun. Këta persona të emëroheshin dhe nëse nuk e kalojnë vettingun të largohen.
Top Channel: Vetëm kështu zgjidhet?
Bashkim Dedja: Unë nuk mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër, edhe kjo zgjidhje është duke abstraguar. Po them nëqoftëse do bënim analogji, edhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk e ka kaluar vettingun, pavarësisht se verifikimet bëhen për gjithsecilin.
Top Channel: Pse duhet bërë kjo zgjidhje oportune?
Bashkim Dedja: Kjo është…funksionimi i gjykatës në vendimarrje, kjo është kryesorja. Fakti që ne nuk e zgjidhim në themel çështjen dhe e dyta që shteti mund të ndodhet përballë një penaliteti të Gjykatës së Strasburgut, ndoshta mendohet të bëhet zgjidhje. Ju e dini që penalitetet e Strasburgut janë të rënda dhe të gjitha rëndojnë mbi shtetin shqiptar dhe mbi taksapaguesit shqiptarë.
Top Channel: Ka ndodhur që janë dhënë vendime pa kourum?
Bashkim Dedja: Patjetër që ka ndodhur. Mund të jenë afërsisht 15 apo 20. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak./TCH
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43