Flash News

KRYESORE

Defekt në linjën e OST, 12 lagje pa energji elektrike në Tiranë

Defekt në linjën e OST, 12 lagje pa energji elektrike në

12 zona në Tiranë do të përballen me mungesë energjie për disa orë. Lajmin e konfirmon OSHEE në një njoftim zyrtar, e cila thotë se shkak është bërë një defekt në linjën e OST.

“Për shkak te një defekti që dyshohet të jetë në linjën e OST, kanë mbetur pa energji disa fidera te nënstacioni Rajonal në Tiranë. Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe sapo kanë vendosur në pune nënstacionin. Punohet për dhënie energji nga linja te tjera me qellim furnizimin me energji se pari objekteve te rëndësisë se veçantë siç janë spitalet. Zonat qe furnizohen nga ky nënstacion janë; Koder Kamez, Paskuqan, Babrru, Rruga Siri Kodra, Laprake, Rr Mine Peza, Lagj Allias, Bathore, Rr e Dibres, Rr 5 Maji, Rr Niko Avrami, Rr Ferit Xhajko. Per konsumatorët familjare do te jepet furnizim me skema alternative deri ne riparimin e defektit”- sqaron në njoftimin e saj OSHEE.

Të fundit