Flash News

KRYESORE

Defekt ne sistemin e gjendjes civile, Ministria e Brendshme: Aplikoni në e- Albania

Një defekt n sistemin e Gjendjes Civile ka shkaktuar një gjendje kolapsi në  zyrat në të gjithë vendin. Kjo solli një radhë të gjatë të qytetarëve të cilët nuk mundën që të merrnin dot shërbimet e nevojshme.

Ndërkohë Ministria e Brendshme njofton se po punohet për stabilizimin e situatës dhe se i fton të gjithë qytetarët të aplikojnë në e- Albania për të përfituar shërbimet e nevojshme.

“Po punohet për riparimin e sistemit. Problemi u konstatua teksa po punohej për mirëmbajtjen e sistemit. Një problem që doli sot, shtyu procesin. Qytetarët të aplikojnë te portali e-Albania”, thuhet nga Ministria e Brendshme.

 

 

 

 

Të fundit