Flash News

KRYESORE

Defekti në rrjet djeg qindra paisje elektroshtëpiake, qytetarët ankohen kundër OSHEE

Kanë filluar ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, ku OSHEE po bën punime. Por përveç mungesës së dritave, qytetarët e Tiranës në zonën e Arenës Kombëtare janë përballur edhe me një tjetër problem.

Ndërprerjet e njëpasnjëshme të energjisë elektrike brenda disa minutave gjatë gjithë mëngjesit, kanë sjellë avari që do t’u kushtojë shumë xhepave të qytetarëve.

Kështu, në zonën e Arenës Kombëtare janë djegur me qindra paisje elektroshtëpiake dhe për konsumatorin nuk ka asnjë mbrojtje. Qytetarët janë ankuar kundër  OSHEE për dëmet e shkaktuara, por sipas kësaj kompanie, shkak ka qenë dëmtimi i fidrit tek Ambasada Amerikane. OSHEE bëri të ditur se fidri 16-20 kv është dëmtuar nga kompania që po bën punimet.

OSHEE po punon për rregullimin e fidrit, ndërsa qytetarët të cilëve u janë djegur paisjet elektronike do u duhet t’i zëvendësojnë ato me paratë e tyre.

Të fundit