Flash News

KRYESORE

Defekti serioz që mund të ‘fikë’ televizionet News 24, Ora News, Report Tv dhe Vizion Plus

Defekti serioz që mund të ‘fikë’ televizionet News

Televizioni ‘Report Tv’ ka denoncuar Radio Televizionin Shqiptar se është duke rrezikuar procesin e dixhitalizimit dhe në këtë mënyrë po rrezikon pluralizmin në Shqipëri.

Report Tv njofton se, prej dy javësh banorët e Fierit nuk arrijnë të ndjekin shumë televizione private pasi një nga transmetuesit e RTSH që ritransmeton vetëm sinjalin e tv private, ka një defekt që teknikët e televizionit publik dhe të shoqërisë që ka fituar nënkontraktimin prej 8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit, nuk dinë ose nuk duan ta riparojnë.

Procesi i digjitalizimit parashikon që të gjitha televizionet private lokale duhet të fikin transmetuesit e tyre analogë dhe t’i besojnë sinjalin e ri rrjetit të ndërtuar nga RTSH.

Autoriteti për Mediat Audiovizive (AMA) ka dhënë urdhër që brenda 31 korrikut procesi i digjitalizimit duhet të plotësohet edhe në kryeqytet; kjo do të thotë, transmeton Report Tv, se edhe këtu TV private lokale duhet t'i besojnë sinjalin e vet rrjetit difektoz të RTSH.

Në Shqipëri, përveç RTSH-së, ekzistojnë vetëm dy televizione kombëtare, Top Channel dhe Tv Klan, ndërsa të gjitha televizionet e tjera janë lokale. Në rast se ky problem përsëritet në Tiranë dhe qytete të tjera, televizione të rëndësishme si Vizion Plus, News 24, Ora News, Report Tv, Abc News dhe Fax News mund të rrezikohen që të mos arrihen nga teleshikuesit.

Në këto kushte, Report Tv që drejtohet nga Carlo Bollino kërkon nga AMA që të shtyjë procesin e digjitalizimit në Tiranë derisa RTSH të garantojë cilësinë dhe vazhdimësinë e transmetimeve të televizioneve private në gjithë vendin.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë operatorëve të rindezin transmetuesit analogë të fikur me mirëbesim, duke ndërprerë faktikisht një proces dixhitalizimi që paaftësia teknike e RTSH-së dhe mungesa e vigjilencës nga ana e Shtetit, po bëjnë të falimentojë duke kërcënuar mbijetesën e operatorëve televizivë dhe pluralizmin e informacionit”, thuhet në kronikën e Report Tv.

Televizioni i ri që po hyn fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. Pesë gazetarë braktisin ‘Top Channel’

Eni Vasili drejt largimit nga ‘News 24’, po zhvillon negociata me një tjetër televizion

Të fundit