Flash News

KRYESORE

Dëgjesa për arrestimin: Keqkuptimi në frazimin e prokurorit që çuditi të pranishmit  dhe lehtësoi Saimir Tahirin

Dëgjesa për arrestimin: Keqkuptimi në frazimin e prokurorit

Ka patur një moment pështjellimi në sallën e Kryesisë së Kuvendit, që ka ardhur nga një përkufizim jo i saktë i kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në një moment prokurori Hajdarmataj ka thënë 'ne nuk jemi këtu për arrestimin e zotit Tahiri pasi, nuk jemi gjykata". Kjo deklaratë u duk se ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe kamerat kapën ish-ministrin Tahiri që ngriti kokën dhe pati një buzëqeshje lehtësimi. Kjo e ka shtyrë edhe deputetin e PS, Ulsi Manja që t'i bëjë pyetjen prokurorit: A keni ardhur këtu për të kërkuar heqjen e mandatit të z. Tahiri apo për të kërkuar arrestimin e tij.

Saimir Tahiri e ka ulur sërish kokën kur prokurori ka ripërkufizuar kërkesën e tij 'kemi ardhur për të kërkuar heqjen e mandatit, arrestimin, dhe lejen për të kontrolluar banesën dhe vende të tjera'.

Hajdarmataj shtoi se ai kishte patur në mend faktin se Këshilli dhe prokuroria nuk janë gjykatë, por jo se kërkesa e tyre nuk ishte për arrestimin.

Të fundit