All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dëgjesa për teatrin, Veliaj përplaset me avokaten: Agjëron, ke probleme me sheqerin; Tregojani daljen zonjës!

All - Paragraf - 1

Është shoqëruar me përplasje dhe debate dëgjesa e aktorëve të teatrit me kreun e bashkisë, Erion Veliaj.

All - Paragraf - 3

Madje, në disa raste Veliaj është përplasur edhe me avokaten Mirela Jorgo. E pranishme si e ftuar dhe përfaqësuese e sindikatës së artistëve, Veliaj nuk e ka lejuar të flasë.

Ky fakt i ka “nxehur gjakrat” mes tyre.

“Më ke ndërhyrë mbi 10 herë deri tani, nuk ta jap fjalën se nuk je e ftuar”, u shpreh Veliaj.

“Jo, jam me ftesë këtu. Kush je ti, nuk e përcakton ti axhendën”, u shpreh avokatja.

“Unë jam organizatori i takimit dhe unë e përcaktoj kush do flasë, sot do flasin artistët dhe aktorët, do mbaj takim të posaçëm vetëm me ju avokatet dhe atyre të pasionuarit për këto çështje. Më duket se agjëron dhe ke probleme me sheqerin”, u shpreh Veliaj. Më pas avokatja është larguar dhe ka ndërhyrë sërish kryebashkiaku: “Tregojani daljen zonjës ju lutem”.

Të fundit