Flash News

KRYESORE

Dëgjesat publike të Qarkut Korçë, të tjera halle kanë korçarët...

Ndryshe nga qarqet e tjera, korçarët nuk duan punë. Të paktën nuk e kanë renditur atë ndër kërkesat kryesore që ka publikuar Rama. Ata e kanë zgjidhur këtë hall në shtetin fqinj, Greqinë. Por ata që kanë mbetur duan ndërtimin e ujësjellësave dhe kanalizimeve nëpër fshatra e njësi më të vogla, duan rehabilitimin e rrugëve lidhëse me fshatrat, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, sepse duan arsimin, shkollim dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Në fakt infrastruktura arsimore në këtë qark le shumë për të dëshiruar, jo vetëm për mungesën e profesionistëve, por për gjithë rrjetin e shkollave dhe mbarëvajtjen e mësimit.

Pas raportit të Tiranës, Kryeministri Rama ka publikuar sot raportin e dëgjesave publike në qarkun Korçë.  Në raport vihet në dukje nevoja për depolitizim të administratës publike për të përmirësuar shërbimet publike.

 “Pasqyra zgjedhore dhe raporti i dëgjesave për Qarkun Korçë.Miqtë e këtij rrjeti nga qarku i Korçës, janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport”, - shkruan Kryeministri. Dhe ankesat e korçarëve janë për gjëra bazë për të jetuar, ato që duhet të bëjë minimalisht çdo qeveri e pushtet.

Edhe pse fitoi 6 qeputetë, PS në këtë qark pati një rënie prej më shumë se 1000 zgjedhësish, të cilët nuk ndikuan në mandatin e deputetëve, pasi PD pati rënie me mbi 5000 votues.

 

Të fundit