Flash News

KRYESORE

Dëgjesat publike të qeverisë anulojnë shfaqjen e teatrit në Vlorë

Prej disa javësh mazhoranca ka nisur një tur dëgjesash publike. Por mesa duket mbajtja e këtyre dëgjesave në qytetin e Vlorës është bërë shkak për anulimin e një shfaqjeje në Teatrin ‘Petro Marko’.

Njoftimin e ka bërë vetë regjisori i shfaqjes i cili në rrjetin social Facebook, thotë se shfaqja e parashikuar për tu mbajtur ditën nesërme (të premten) anulohet për shkak se në ambientet e teatrit do të mbahet një dëgjesë publike.

“Te nderuar ndjekes te teatrit "P.Marko"! Neser shfaqja anullohet. Ka degjese publike. Rikthehemi te shtunen dhe te dielen me "Senatori Fox" ne oren 19.30. Na ndiqni,jeni ju shpresa e fundit...”, shkruan Minga.

Të fundit