All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Dëgjoj sharlatanë që shfaqen si sizmologë e inxhinierë’, Rama: Në SHBA u mbyllet goja me ligj atyre që nuk dinë ç’thonë

‘Dëgjoj sharlatanë që shfaqen si sizmologë e
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga foltorja e kuvendit për situatën pas tërmeteve, paralajmëroi se do të merren masa për deklaratat pa bazë të qytetarëve për këtë situatë.

All - Paragraf - 3

Duke marrë shembullin e SHBA, Japonisë e vendeve të tjera kryeministri tha se kur në këto vende ndodhin fatkeqësi natyrore, për ata që japin mendime pa bazë merren masa ligjore.

 “Lloj lloj zërash shfaqen si sizmiologë e inxhinierë e flasin për tërmetin.

Të marrim edhe shembullin e Japonisë, Amerikës, Izraelit që kur ndodhin fatkeqësi të këtyre përmasave jua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ç’ thonë, jua mbyllin me ligj e nuk u jepet mundësia lloj lloj të çorodisin e dëshpërojnë miletin.

Besoj se kjo do jetë, një nga gjërat që do adresojmë në reformën e përgjithshme ligjore në rastet e fatkeqësive të mëdha natyrore se nuk është e mundur që përvec halleve të mëdha populli të ketë edhe këtë hall të madh që me ditë e me netë bombardohet nga sharlatanë që shfaqen si sizmologë, inxhinierë, konstruktore e prokurorë”, tha Rama.

Të fundit