Flash News

KRYESORE

"Dëgjoj zëra demonësh dhe ndjej një prani të errët", Beatrix Ramosaj flet për problemet me gjumin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka rrëfyer në disa postime në Instagram story se prej kohësh është duke u përballur me probleme me gjumin, ku veç paralizës së gjumit ka dëgjuar edhe zëra dhe ka ndjesinë e një pranie të errët.

“Jam shumë e inatosur, prej javësh kam probleme me gjumin. Nuk kam përjetuar paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo natë vazhdon të jetë një luftë. Jam përpjekur të shmang fjetjen me shpinë për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe që më ka ndodhur! Arrita në një pikë që fillova të filja duke mbuluar fytyrën, ndryshe nuk e përballoja dot.

Nuk e dija që edhe njerëz të tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit dhe tani jam sërish e frikësuar. E pashë herën e parë dhe pastaj jo më. Natën e kaluar fillova të dëgjoja zëra jotokësorë. E kam përjetuar disa herë dhe të dëgjoj zëra demonësh dhe të ndjej një prani të errët është vetëm një pjesë e saj,” –shkruan Trixa.

Të fundit