Flash News

KRYESORE

“Dëgjoni Besën me dhunë”, denoncimi i Boçit: Shahini urdhëron mësuesit ta ndjekin në TV

“Dëgjoni Besën me dhunë”, denoncimi i Boçit:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi publikoi të dielën një mesazh të ministres së Arsimit Besa Shahini, që kërkonte të shpërndahej një status i saj ku njoftonte se “do të ishte e ftuar në një program televiziv”. Luçiano Boçi e quan këtë “dëgjoni Besën me dhunë”, duke u shprehur se “megjithëse është e dielë, mësuesit përsëri urdhërohen, komandohen, poshtërohen”, thotë ish-deputeti demokrat.

“Megjithëse është e dielë, mësuesit përsëri urdhërohen, komandohen, poshtërohen. Edhe pse kanë kaluar ditë stresuese e shteruese, edhe pse i pret një javë tjetër e lodhshme, i duhet që në pikun e drekës, në ditë pushimi, të punojnë sërish online.

Këtë herë jo për të dhënë mësim, por për të marrë mësim. Mësim nga Besa, sipas parimit të Besës ndaj mësuesve: “Hajde baba të tregoj arat”. Në mënyrë absurde ministria urdhëron me sms nëpërmjet DA, të gjithë mësuesit të ndjekin në TV Besën. Madje t’ia çojnë dhe nxënësve.

A thua Besa është ministrja e mësuesve dhe e nxënësve dhe jo thjeshtë ministrja e arsimit!? Dhe çfarë na shkoqiti Besa? Asgjë të re! I bëri një rezyme asaj që ka thënë në video-selfiet e veta rresht, të cilat mësuesit i shohin e i bejnë like me urdhër dhe na nxorri nga xhepi tre skenarë për maturën, të cilët më shumë se i sqaruan maturantët, i bënë akoma më lëmsh.

Nuk e di pse Besa më ngjan gjithmjë e më shumë me këto sazexhijtë që po nxjerrin nëpër lagje bashkitë e Ramës, për të bërë zhurmë e me mbajt njerëzit me gajret. Flet po nuk prodhon asnjë ide, përpos që shet kilometra propaganda”, shkruan Boçi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2582729271970910&set=a.1456926111217904&type=3&theater

Të fundit