Flash News

KRYESORE

“Dëgjuam një zhurmë të fortë”, fqinjët tregojnë minutat e para pas vetëvrasjes së gruas së gjyqtarit

“Dëgjuam një zhurmë të fortë”, fqinjët

Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj që u vetëvra në rrethana ende të paqarta sot në Tiranë ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.

Besohet se 37-vjeçarja, nënë e një vajze 7 vjeçe ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar për minutat e para pas aktit të rëndë. ‘BalkanWeb’ raporton se ata kanë rrëfyer se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë.

“Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, kanë thënë fqinjët.

Të fundit