Flash News

KRYESORE

‘Deja vu’ e mazhorancës, rikthen çështje të vjetra për të hequr vëmendjen nga skandalet e reja

‘Deja vu’ e mazhorancës, rikthen çështje të

Edi Rama nuk e kishte menduar se ky fillim i mandatit të dytë qeverisës së tij do të niste në këtë mënyrë. E shtyquajtura çështja ‘Tahiri’ ka paralizuar mazhorancën aq sa sot, gati 100 ditë nga koha kur ‘Rama 2’ nisi nga puna, nuk mbahet mend asnjë pozitive nga qeverisja.

Duket se të gjendur në këtë pikë, PR-ët e qeverisë kanë zgjehdur të përdorin të njëjtën strategji të ndjekur edhe më herët. Sapo nisi pjesa e dytë e çështjes Tahiri, deputetët të mazhorancës kanë nisur të shfaqen nëpër ekrane duke hedhur në opinionin publik tema të trajtura edhe më parë madje të mbyllura si çështje.

Fillimisht ishte deputeti Braçe që ju rikthye për të disajtë herë koncensionit të Rapiskan duke kërkuar një rihetim. Por duket se kjo çështje nuk mori vëmendjen e parashikuar nga shumica dhe sot Erion Braçe u detyrua të hapte një front tjetër. Ai ngriti akuza për prona që sipas tij i janë dhënë të afërmeve të Klement Balilit. Temë kjo e diskutuar edhe më herë. Deklaratën e Braçes e mbështeti edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla. Por reagimi i PD-së dhe LSI-së bëri që të zbehej edhe kjo çështje.

Të fundit