Flash News

KRYESORE

‘Deja vu’-ja e Fatmir Xhafës, ministri i dorëheqjeve që mbeten pezull

‘Deja vu’-ja e Fatmir Xhafës, ministri i dorëheqjeve

E ka dhënë apo jo dorëheqjen Fatmir Xhafaj? Kjo është pyetja e ngritur që mbrëmjen e djeshme pasi mediat raportuan se Xhafaj i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama. Mediat raportuan gjithashtu se dorëheqja e Xhafës po mbahet pezull nga kryeministri Rama.

Por kjo nuk është hera e parë që Xhafaj ndodhet në të njëjtën situatë. Dhe sërish sebepi është i vëllai i tij, Agron Xhafaj.

Në vitin 2002, Fatmir Xhafaj mbante postin e ministrit të Turizmit në kohën kur qeverisnin socialistët. Në këtë vit, doli për herë të parë implikimi i Agron Xhafës në trafikun e drogës. Edhe në këtë rast, Xhafaj paraqiti dorëheqjen por kryeministri i aso kohe, Pandeli Majko, e mbajti pezull duke ju drejtuar autoriteteve italiane për të kërkuar më tepër sqarime për ngjarjen.

Situata duket e njëjtë. Në qeveri janë sërish socialistët, Xhafaj është po ministër, madje me një post më të rëndësishëm, sebepi po i njëjtë ,ndryshojnë vetëm kryeministrat, tani Rama aso kohe Majko./Politiko.al

Të fundit