Flash News

KRYESORE

Dekani fton pedagogët në takim me ministrin, ‘Për Universitetin” nxjerr mesazhet: Ky mashtrim s’do kalojë as këtë herë!

Lëvizja “Për Universitetin” ka publikuar mesazhin e dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, i cili u kërkon kolegëve të tij pedagogë që të jenë pjesë e një mbledhje të parashikuar sot në orën 10.00 me prani të një ministri të qeverisë.

Lëvizja e cilëson këtë takim një përpjekje të radhës për të shuar protestën e studentëve, të cilët aktualisht kanë bojkotuar mësimin dhe në disa fakultete janë ngujuar prej ditës së djeshme.

“Edi Rama, në bashkëpunim me aspirantët për bajraktarë të universitetit, po organizon përpjekjen patetike të radhës për të legjitimuar shuarjen e protestës. Këtë herë shërbimet po ia ofron Sula, ndërkohë që studentëve u thuhet se takimi do jetë mes tyre dhe se prej tij do varet e ardhmja. Ky mashtrim nuk do kalojë as këtë herë! Edi Rama, apo çdo qeveritar tjetër i pranishëm në takim, do marrë përgjigjen e merituar”, shkruan lëvizja.

Më poshtë njoftimet:

Të fundit