Flash News

KRYESORE

Dekani i fakultetit të Filologjisë: Bojkot, të gjithë në universitet por pa zhvilluar mësim

Dekani i fakultetit të Filologjisë: Bojkot, të gjithë

Dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë  të UT-së, Sabri Laci ka njoftuar në mbyllje te mbledhjes në një seancë të jashtëzakonshme të trupës akademike, se asambleja ka vendosur që të vijojë bojkoti.

Sipas tij, trupa akademike e këtij fakulteti ka vendosur që një ditë në javë (me rotacion) të jenë të pranishëm në universitet pedagogë e studentë, por pa zhvilluar mësim, derisa t'i jepen përgjigje problematikave që kanë shtruar.

“Asambleja ishte unanime në vendimmarrjen e sotme: U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste, nga stafi akademik, në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari. Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme do të jetë ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në vend”- tha dekani për mediat.

Të fundit