Flash News

KRYESORE

Dekani Isufi: Skënderbeu i Hungarisë nuk është shqiptar. Të reagojnë injorantët me portofol nga Ministria e Jashtme...

Pas lajmit se ambasadori Spasse në Hungari ka vizituar studion e skulptorit Gabor, që po punon për realizimin e monumentit të Skënderbeut që do të vendoset në sheshin qendror të Budapestit, përballë Huniadit, ka reaguar sot Dekani i Fakultetit të Arteve figurative, Ardian isufi. Në një postim në facebook, Isufi shkruan se ky Skënderbe që shohim është "impresionues ambig" por jo Shqiptar... padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!...”. Ja reagimi i plotë i Isufit:

“UAUUUUU:(

...nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me "impresionues ambig" por jo Shqiptar... padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!... fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo "menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite" dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane "par excellence" qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e "Ç'meritojne" me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!

...Do i sygjeroja ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t'pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut, sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenederbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!”

Të fundit