Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklarata e Akademisë së Shkencave për COVID-19, Artan Fuga: Ato shifra i bën çdo nxënës, s`jam pjesë e juaja
Akademiku Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave, bëri një deklartë publike lidhur me qëndrimet që ky institcion (ASH) mbajti një ditë më parë lidhur me shifrat e COVID-19 në vend. Artan Fuga del kundër deklaratës së Akademisë së Shkencave dhe përllogaritjeve që ajo ka bërë, duke u shprehur se “të tilla shifra bëhen dhe nga nxënësit që njohin tabelën e shumëzimit dhe pjestimit”. Fuga thotë se do të përligjej kontributi i Akademisë së Shkencave nëse “do të kishte bërë hulumtime të pavarura” rreth shifrave reale të personave të infektuar nga COVID-19 në vedin tonë. Ai gjithashtu kërkon shpejgime nga Akademia e Shekncave se në “çfarë reference e bazon deklaratën se ‘di që po kryhen kërkime të vaksinës’”, thotë Fuga. Për më tepër, lexoni të plotë deklaratën e Profesor Artan Fugës.
Nga Artan Fuga
Profesor i Universitetit të Tiranës
Anëtar i Akademisë të Shkencave
Kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare e Kërkimit Shkencor – Francë
Pedagog i jashtëm i lëndës Menaxhimi i Informacionit për Sipërmarrjet – IPAG (Paris)
Anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës
Përse distancohem nga të dhënat mbi pandeminë covid19 dhe prediktimet e Akademisë të Shkencave ?
Deklaratë për mediat
05.04.2020
Dje më datën 4 prill 2020 Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi në disa media një deklaratë kur ndër të tjera jepeshin disa të dhëna statistikore për përhapjen e epidemisë të rëndë të Covid19 në vendin tonë, bëheshin prediktime për ecurinë e epidemisë, si edhe thirrje qytetarëve për të zbatuar masat e kërkuara, etj.
Kjo deklaratë më përfshin edhe mua si anëtar i atij institucioni dhe më detyron të shprehem publikisht rreth saj. Aq më tepër sepse deklarata në fjalë as është konsultuar, as është diskutuar dhe as është aprovuar në asamblenë e Akademisë të Shkencave qoftë edhe në formë elektronike.
Në gjykimin tim në deklaratën e Akademisë të Shkencave ka më së pari probleme shumë serioze dhe të papranueshme për mua në planin shkencor të metodologjisë dhe epistemologjisë të kërkimit statistikor.
Në deklaratë sikurse thuhet pretendohet të matet shkalla e rritjes të përhapjes të epidemisë pra “përhapja e pandemisë”. Bashkëshoqëruar jepet edhe një shifër në përqindje dalë mbi bazën e një përllogaritjeje shumë të thjeshtë të rezultatit të një thyese shumëzuar me 100.
Këtu ngatërrohen dy gjëra krejt të ndryshme me njera tjetrën, të cilat një statisticien serioz, pa ndonjë specializim të veçantë në fushë, nuk e bën. Akademia e Shkencave përdor shifrat zyrtare të institucioneve të specializuara, por ato në asnjë rast nuk kanë thënë se numri i të ekzaminuarve me coronavirus është i barabartë më numrin e të infektuarit realë. Dhe kanë shumë të drejtë për këtë. Kurse Akademia e Shkencave në deklaratën e saj ngatërron dukurinë reale me rezultatin e matjes të kësaj dukurie. Të infektuarit e dedektuar nga sistemi shëndetësor i barazon me të infektuarit realë. Në këtë mënyrë jep shifrat që pretendojnë të tregojnë shkallën e përhapjes reale të epidemisë të rëndë, ndërkohë që ato shifra që ka huazuar nuk masin veçse shkallën e matjes të përhapjes të epidemisë. Jo përhapjen e epidemisë në realitet. Ngatërrohet fenomeni real me rezultatin e matjes të fenomenit që sigurisht është shumë më i përhapur. Unë nuk përfshihem në këtë formulim që shtrembëron të dhënat dhe ngarkon moralisht çdokënd në këto kohë kaq delikate.
Po ashtu, në atë deklaratë jepen edhe shifra në përqindje që sipas saj masin “ritmin e të shëruarve nga të infektuarit gjithsejt”.
Edhe ky është një pretendim që as organet zyrtare të specializuara nuk e kanë pretenduar ta dinë. Mund ta dish këtë përqindje të të shëruarve vetëm nëse di numrin gjithsejt të të infektuarve realë. Por edhe këtë numur real faktik askush nuk pretendon se e njeh. Sepse ka të sëmurë që nuk shprehin asnjë simptomë dhe iluzivisht e quajnë veten të painfektuar, ka që kanë simptoma të lehta dhe nuk manifestohen në telefonata, shpërndarja e testeve të depistimit është e tillë që nuk mund të japi kurrsesi numrin real të të infektuarve gjithsejt, sikurse ka edhe individë që nuk telefonojnë fare në çdo rast për t’u evidencuar. Nuk ka nevojë të kesh njohuri të thella matematikore për të ditur se thyesa që pjeston numrin e të shëruarve mbi numrin e të infektuarve gjithsejt nuk mund të japi asnjë rezultat në realitet sa kohë as numuruesi dhe as emëruesi i saj nuk shprehin madhësi numerike reale.
Në gjykimin tim duke ndërmarrë këto përllogaritje, që pretendojnë të kenë përmasë shkencore, Akademia e Shkencave edhe një herë tjetër ka treguar se pozicionohet keq dhe gabim në misionin e saj të përcaktuar me ligj.
E them këtë sepse ato përllogaritje të thjeshta përqindjesh i bën çdo nxënës që ka njohur tashmë tabelën e pjestimit dhe të shumëzimi. I kanë medoemos edhe të gjitha organet zyrtare ne fushën e shëndetësisë.
Akademia e Shkencave do të justifikohej në atë përçapje që deklaron nëse do të mblidhte në mënyrë autonome të dhëna të pavarura sasiore duke krijuar bazat e saj të të dhënave.
Duke i krahasuar pastaj ato me të dhënat zyrtare. Ose nëse do të përpunonte procedura matëse shumë të specializuara, alternative, që do të jepnin rezultate të pavarura për përhapjen e pandemisë, shkallën e të shëruarve, shkallën e vdekjeve etj.
Në këtë mënyrë Akademia e Shkencave do të jepte një kontribut real nëse do të krijonte pikërisht këto baza të dhënash autonome si teste kontrolli të të dhënave zyrtare. Jo vetëm nuk e bën këtë, jo vetëm përdor të dhëna që nuk janë te sajat, por edhe ngatërron epistemologjinë e procedimit statistikor duke ngatërruar në disa raste dukurinë që matet me matjen e dukurisë. Merr si reale, të dhëna që nuk janë veçse rezultate të prodhuara nga procedurat e matësit. Ngatërron objektin e matur me rezultatet e matjes të objektit. Këtu gabimi epistemologjik është uluritës.
Nuk dua të ndaloj në atë që Akademia e Shkencave pretendon se di që po kryhen veprime për prodhimin e vaksinës kundër covid19, pa dhënë burimet e këtij informacioni!!!!
Por, nuk di se në çfarë mënyre dhe në çfarë mase ajo pretendon që njësitë shkencore që ka krijuar në nanoteknologji janë angazhuar në këto përllogaritje të thjeshta të dala nga të dhëna të marra tashmë nga dorë e dytë, çka kërkon testim dhe verifikim aq të domosdoshëm nga ana shkencore. Një tabelë e thjeshtë llogaritëse do të mjaftonte. Ose edhe një telefon celular.
Por, di me siguri që ai që quhet komision i ekonomisë, drejtësisë, etj, ku edhe unë jam integruar, nuk ka kryer deri më tash asnjë studim lidhur me çfarë pretendohet në deklaratën e Akademisë të Shkencave. Pretendimi i saj në këtë pikë është i pavërtetë. Dhe nuk ka bërë sepse nuk mund t’a bëjë nga mënyra sesi janë organizuar ato komisione dhe njësi studimi.
Mbi të gjitha, Deklarata e Akademisë të Shkencave pretendon të gjejë edhe se kur do të arrihet piku dhe kur do të nisi rënia e epidemisë!!!
Pa dhënë asnjë argument shkencor, çka është pjesë e etikës minimale të shkencës. Këto orvajtje të pabazuara kur epidemia po shkakton marrje jete në vend dhe në të gjithë botën janë me rrezikshmëri shoqërore dhe ngarkojnë me përgjegjësi etike. Unë nuk pranoj të jem pjesë e tyre. Eshtë detyra e deklaruesve tani të na i provojnë prediktimet e tyre!
Nisur prej këtyre rezervave shkencore serioze, etike, si edhe e faktit se Akademia e Shkencave nuk të pyet edhe kur deklarohet gjoja në emrin e akademikëv,e distancohem publikisht nga ajo deklaratë e saj duke qendruar aktiv që mesa mundem të kontribuoj në përballimin e pandemisë si qytetar, pedagog dhe kërkues shkencor.
Si edhe qendroj aktiv për të bërë që komuniteti shkencor të japi kontributet që duhen në këtë kauzë, larg deklaratave, propagandës dhe qendrimeve të padobishme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38