Flash News

KRYESORE

Deklarata e Arbana Osmanit konfuzon më tepër për ikjen e Xhemit nga Top Channel

Prej disa kohësh kishte zëra se Xhemi Shehu do të largohej nga Top Channel, derisa këto zëra u pohuan vetë nga moderatorja nëpër komente në postimet e saj në Instagram, ku tha se ajo nuk do ishte më pjesë e "Portokallisë".

Por, mikja e saj më e ngushtë, Arbana Osmani, ka konfuzuar akoma më shumë me deklaratën e saj për ikjen e Xhemit nga Top Channel.

Zërat rreth largimit të moderatores së njohur, Xhemi Shehu nga programi i humorit ‘Portokalli’ dhe televizioni i ‘Top Channel’ i ka konfirmuar disa ditë më parë vetë ajo me anë të një komenti në rrjetet sociale.

“Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Osmani krah fotos me Xhemin ku shfaqen në ambientet e ‘Top Channel’.

E ndërsa Xhemi i ka kthyer: “Ty shyqyr të erdhi sinjali njëherë."

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta e largimit të Xhemit, sidomos pas postimit të fundit të Arbanës, megjithatë çdo gjë mund të zbulohet vetëm pasi të nisë sezoni i ri televiziv në muajin shtator apo tetor. Ndoshta Xhemi është larguar nga "Portokallia" por jo nga Top Channel.

Të fundit