Flash News

KRYESORE

Deklarata e Artan Hoxhës: SHBA do të shpallë “non grata” edhe zyrtarë të tjerë të lartë

Deklarata e Artan Hoxhës: SHBA do të shpallë “non

Gazetari investigativ Artan Hoxha,  i ftuar në emisionin “Java”, në RTSH ka diskutuar për shpalljen “non grata” të ish–kryeprokurorit Adriatik Llalla.  

Hoxha deklaroi se SHBA së shpejti do të shpall “non grata” dhe persona të tjerë zyrtarë. Duke bërë kronologjinë e ngjarjeve që çuan në ndalimin ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkë me familjen e tij për të hyrë në SHBA, Hoxha theksoi se ky është vetëm fillimi.

“Masa ndaj Llallës tregon ndër të tjera se SHBA kanë mbledhur mbledhin informacion me instrumentet e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri dhe në vende të tjera. Ky është paralajmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha analisti Preç Zogaj. Ai shtoi më tej se kjo masë ndëshkuese i ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre si të korruptuar e të padëshirueshëm në vendin kampion të demokracisë.

Të fundit