Flash News

KRYESORE

Deklarata e biznesmenit të njohur: Në Shqipëri ka politikanë që e pranojnë që janë gay

Deklarata e biznesmenit të njohur: Në Shqipëri ka politikanë

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili e ka pranuar publikisht se është homoseksual.

Në një moment, Ilirjani është shprehur se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë publikisht, por vetëm privatisht.

“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, ka thënë Ilirjani.

Ndër të tjera ai ka thënë se e njeh realitetin e hidhur shqiptar, pasi këtu njerëzit janë paragjykues. “Vetëm pak më parë kur isha në rrugë, para meje ishin disa adoleshentë që më njihnin kush isha dhe filluan të bënin humorin e tyre ballkanas”, u shpreh Ilirjani.

Ai u shpreh gjithashtu kundra idesë që një çift gay të ketë një fëmijë, pasi sipas tij ajo familje nuk do të funksiononte.

“Është shumë e vështirë të rritet një fëmijë në një cift gay. Po e shikojmë që familja historike nuk po funksionon, imagjino një fëmijë që rritet në dy meshkuj”, është shprehur ai.

Të fundit