Flash News

KRYESORE

Deklarata e deputetit gjerman, reagon Vasili: Rama mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë BE-së

Deklarata e deputetit gjerman, reagon Vasili: Rama mbrojti Tahirin dhe la

Kreu i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas fjalës së Deputetit gjerman, Thorsten Frei, i cili u shpreh se duhej ish-ministrit Tahiri i duhej hequr mandati.

Vasili ka reaguar në lidhje me këtë temë duke u shprehur se Rama zgjodhi të mbronte Tahirin dhe e la Shqipërinë jashtë BE-së.

Deklarata e plotë:

Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqiperine jashte Europes.

Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shume shume qarte "duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit".

Kryeministri u be bllok dhe e mbrojti bashke me te tijtë Tahirin,duke u vendosur kunder Europes, Gjermanise dhe shqiptareve.

Ky kryeminister e mbron me cdo mjet krimin dhe drogen, tani pas fjaleve te Frei kete e ka te qarte edhe shqiptari me i fundit.

Kryeministri e la Shqiperine jashte Europes sepse Tahiri dhe droga jane kryesore kurse Shqiperia eshte pertej fundit per të.

Kjo ka vetem nje emer tradheti e larte ndaj interesave strategjike te vendit.

Të fundit