Flash News

KRYESORE

Deklarata e Edita Tahirit për mosdekretimin e Cakajt, Rama: Llum, mllef e terr! U bashkove me qyqarët

Deklarata e Edita Tahirit për mosdekretimin e Cakajt, Rama: Llum, mllef e

Pas deklaratës së ish-ministres së Jashtme të Kosovës,  Edita Tahiri, e cila përshëndeti vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të Jashtëm Gent Cakajn, ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një postimi në "Twitter", Rama e ka konsideruar Tahirin si një "qyqare", që i bashkohet grupit të "qyqarëve" të tjerë që mbështesin vendimin e Presidentit Meta.

Reagimi i plotë:

Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan?

Kujtojmë se Edita Tahiri u shpreh se përshëndet vendimin kombëtar e vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.

Të fundit