Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Bandat në Elbasan janë të fuqishme, më kërcënuan me jetë

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Bandat në Elbasan janë

Gazetari investigative Artan Hoxha ka dhënë një deklaratë tejet të fortë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

Teksa ka folur për ngjarjen e një jave më parë në Elbasan, ku  një makinë e blinduar u përplas me atë të policisë, ai ka rrëfyer se është kërcënuar me jetë.

“Më kanë kërcënuar të nesërmen, pasi kam denoncuar në media”, u shpreh Hoxha, duke shtuar më tej se kanë qenë pikërisht pjestarët e grupeve kriminale që veprojnë atje, ata të cilët e kërcënojnë.

“Ore edhe të gjithë kolegët tanë atje në Elbasan janë në rrezik. Unë kam dalë këtu që t’i mbroj ata”, shtoi më tej Hoxha, duke folur dhe për rrezikun që u kanoset gazetarëve.

Të fundit