Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Berishës për marrëveshjen e detit: Nëse Greqia shtrihet në 12 milje, Shqipëria humbet triliona euro naftë dhe gaz

Deklarata e fortë e Berishës për marrëveshjen e detit:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur detaje nga debati për marrëveshjen e detit me Greqinë.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se nëse Greqia shtrin territorin e saj detar deri në 12 milje, Shqipëria humbet triliona euro naftë dhe gaz.

Po ashtu, ish-kreu i qeverisë tregoi dhe përparësitë e Shqipërisë me marrëveshjen e 2009-ës, kur vendet ranë dakord për zgjerim deri në 6 milje.

“Tani kanë ndryshuar rrethanat dhe tani Greqia ka kërkuar 12 milje, se atëherë ishte për 6  milje. Shqipëria me 12 milje humbet qindra kilometra det dhe zonat që mbajnë triliona euro naftë dhe gaz”, tha Berisha.

Nuk i diktojmë ne Greqisë që të qëndrojë me 12 milje apo me 6 milje, por nëse do jemi në gjykatë apo në negocim nuk mund të lejohet të ndryshojë rregullat. Një tjetër problem është se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë një kufi detar”, u shpreh ish-kryeministri.

Të fundit