Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e ish-zyrtarit të policisë: Trafikanti i qenieve njerëzore është pjesë e kupolës drejtuese të Ministrisë së Brendshme

Deklarata e fortë e ish-zyrtarit të policisë: Trafikanti i

Ish-inspektori i Çështjeve Ligjore dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Elio Laze i është drejtuar kryeministrit Edi Rama duke e ironizuar dhe e quajtur një lajm të zakonshëm për kryeministrin faktin që “në kupolën drejtuese të Ministrisë se Brendshme është një trafikant i qenieve njerëzore”.

Edi Rama gjatë ditës së sotme teksa prezantoi zv/ministrat tha se "një këngëtar i dështuar është pjesë e AKBN".

Siç duket, deklarata e Ramës për këngëtarin Klajdi Musabelliu ka irrituar gazetarin, duke i'u drejtuar kryeministrit se nëse ai e quan lajm të tmerrshëm rastin e këngëtarit, po i jep ai një lajm të zakonshëm.

“Duke qene se kryeministri me habiti sot me lajmin e tmerrshem që një këngëtar punonte pranë AKBN, po i jap dhe unë një lajm të zakonshëm kryeministrit: “Një trafikant i qenieve njerezore është pjesë e kupolës drejtuese të Ministrisë së Brendshme”…!’, shprehet gazetari Elio Laze.

 

Të fundit