Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë e Kurtit: Shkojmë sërish në zgjedhje nëse nuk arrijmë marrëveshje me LDK-në

Deklarata e fortë e Kurtit: Shkojmë sërish në zgjedhje

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë për Kohën Ditore tha se është i gatshëm të shkojë sërish në zgjedhje nëse nuk arrin një marrëveshje me LDK-në.

“Unë do të filloj bisedimet me LDK-në, të bazohemi në rezultatin zgjedhor e të merremi vesh përfundimisht. Sepse po të mos merremi vesh, do të shkojmë në zgjedhje prapë. Marrja e mandatit nga ne do të ishte dhuna më e madhe e vullnetit të popullit. Në kampin e PAN-it kanë fantazi të dhunshme duke tentuar të bëjnë diçka me LDK-në”, u shpreh Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave nga votuesit kosovarë në zgjedhjet parlamentare. Pas saj vjen LDK-ja me një diferencë prej 0.66% më pak se sa partia e parë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka numëruar 100 për qind të votave, numri total 812 mijë e 49 vota (44.18 për qind).

Të fundit