Flash News

KRYESORE

Deklarata e fortë në ‘Opinion’ për Rusinë, analisti detyrohet të pëgënjeshtrojë veten te ‘Zonë e Lirë’: Ishte provokim...

Deklarata e fortë në ‘Opinion’ për Rusinë,

Analisti Arjan Çurri bëri më 26 mars, në emisionin ‘Opinion’, një deklaratë të fortë kur tha se agjentët rusë janë përfshirë në botën akademike dhe të medias në Shqipëri. Çurri tha se këto informacione i kishte nga burime brenda Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Por, brenda javës, të premten e 30 marsit, ai është detyruar të përgënjeshtrojë veten në emisionin “Zonë e Lirë”. Çurri e nisi menjëherë fjalën në emisionin e Arjan Çanit, duke thënë se deklarata në ‘Opinion’ ishte provokim. Ai tha se kishte deklaruar në emisionin e Blendi Fevziut, pikërisht atë që njerëzit duan të dëgjojnë, ndërsa debatin për ndërhyrjen ruse në Shqipëri e konsideroi spektakël.

“Isha në një emision tjetër dhe provokova. U bë nami i madh. Unë meqënëse jap Logjikën, ndonjëherë hyj në tundimin që të bëj ndonjë argument logjik të tipit provokativ. Njëri prej tyre është argument ‘humate populum’, që ti thua realisht atë që njerëzit duan të dëgjojnë dhe tani njerëzit duan shumë të dëgjojnë se Rusia është kudo. Në të gjithë këtë debat, që për mua është spektakël, pyetjes nëse ka agjentë rusë në Shqipëri, unë iu përgjigja, po ka, të njëjtës pyetje për agjentë amerikanë, do i përgjigjesha, po ka. Këtu u ngatërruan njerëz shumë të kualifikuar. Disa u ngatërruan”, tha Çurri në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Ndryshimi i qëndrimit të Arjan Çurrit brenda katër ditëve është aq i madh sa nuk mund të mos bëjë përshtypje.

Përgënjeshtrimi, min: 10:40 

Të fundit