Flash News

KRYESORE

Deklarata e fundit e ambasadorit austriak: Kriza politike do të zgjidhet shumë shpejt

Deklarata e fundit e ambasadorit austriak: Kriza politike do të zgjidhet

Sot ka qenë dita e fundit e punës e Johan Sattler-it si ambasador i Austrisë në Shqipëri. Në një ceremoni për nder të tij, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Sattler tha se shumë shpejt kriza politike në Shqipëri do të zgjidhet.

“Në Shqipëri më thanë se nuk mërzitesh kurrë, dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kryeministri, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t'u bërë të gjithë së bashku. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mëreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”, tha Sattler.

Kurse kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen austriakut për misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

“ Sa i përket Shqipërisë, gjithmonë e duan më shumë atë. Shprehim mirënjohjen për ju ambasador për atë që keni bërë. Një zonjë po kujdeset për ju. Ky është një moment mjaft prekës për t’iu thënë lamtumirë. Na ka bërë të ndihemi mirë dhe na ke pranuar ashtu sikur unë jam. Me të vërtetë, iu duan shumë për gjithçka keni bërë", u shpreh Rama.

Të fundit