Flash News

KRYESORE

Deklarata e gazetares për Strategjinë e re: 4 vendet që mund të bllokojnë Shqipërinë

Deklarata e gazetares për Strategjinë e re: 4 vendet që mund

Gazetarja Erisa Zyko nga Brukseli, ka folur për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së. Ajo tha për ‘Fax News’ se kjo strategji nuk është mirëfilltë e tillë pasi gjërat që thuhen aty janë të ditura, duke shtua se e vetmja gjë e re është se vihet një afat kohor.

“Nuk bëhet fjalë për një strategji të mirfilltë pasi gjërat që thuhen aty diheshin, e vetmja gjë e re është se vihet një afat kohor që është 2025. Janë 6 prioritet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, sigurinë, ekonominë (projekti i ndërlidhjes ekonomike, proces i nisur në Berlin), dixhitalizimi, pajtimi i vendeve të rajonit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilaterale”, tha ajo.

Zyko tha gjithashtu se edhe pse mund të merret rekomandimi nga Komisioni, nuk ka vlerë nëse ky vendim nuk ndiqet nga vendet anëtare. Ajo veçoi 4 shtete që mund ta bllokojnë Shqipërinë: Gjermania, Holanda, Franca dhe Greqia.

Duke përmendur Maqedoninë Zyko tha se rekomandimin e ka marrë nga komisioni që në 2009 por ka ngecur në procesin e integrimit pasi nuk ka pasur mbështetjen e vendeve anëtare.

Të fundit