Flash News

KRYESORE

Deklarata e Imamit kalon kufijtë e Shqipërisë, Kim Mehmeti: Më kujtoi ofendimet e dhimbshme antishqiptare

Deklarata e Imamit kalon kufijtë e Shqipërisë, Kim Mehmeti:

Pas deklaratës së djeshme në Opinion, kur tha se Basha la jashtë Topallin dhe “futi në parlament gra shtëpiake që kanë pjellë 3­4 fëmijë”Arben Imami është ‘zgjuar’ sot nga një mori kritikash.

Mes tyre është bashkuar edhe opinionisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër ndar Imamit duke e  krhasuar atë me antishqiptarët serb.

Reagimi i plotë:

“Nuk kam dëgjuar thënie më ofenduese e më përbuzëse për femrën shqiptare, nga ajo që e tha ish deputetit i PD-së, se Kryetari i partisë së tij, në listën për deputetë, ka vënë ‘shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë, se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë’?! Kjo thënie m’i rikujtoi ofendimet e dhembshme të antishqiptarëve serb, që thoshin për nënat tona se ato janë 'makina’ pa ndjenja e pa kokë, që shërbejnë vetëm për të 'pjellë' fëmijë, edhe atë jo pse i duan dhe pse kanë ndjesi amënore, por për ta realizuar ‘Shqipërinë e madhe’! Kurrë nuk e besoja se diçka të ngjashme do mund të thotë edhe goja e një politikani shqiptarë, e që tregon se nëpër ‘Shqipëritë’ tona, prodhuam ‘kafshë’ politike, të cilave po ua hoqe privilegjet dhe grazhdin e shtetit - e që e mbushë populli - ata rreth vetes shohin vetëm ‘pjella’ të pavlerë! Po pra, nëpër “Shqipëritë” tona, partitë u bënë strehimore për shumë ‘kufomë ngrënës’, të cilëve edhe femra shqiptare, që nuk rritë votues për ta dhe që ua rrezikon karrierën, nuk u ngjanë në nënë që lind, por në kafshë që pjellë!

Kush kandidate e mërziti Imami? Në Shkodër vetëm një 26 vjeçare që nuk ka “pjellë” asnjëherë

“Shtëpiake që pjellin fëmijë”/ Flutura Açka kundër Arben Imamit: Deklaratë barbarësh, ku janë hipokritet që mbrojtën Vlahutin?

Të fundit