Flash News

KRYESORE

Deklarata e ish-trajnerit të Lushnjës bën bujë në Argjentinë: Sampaoli duhet të pijë ilaçe për t'u kthjelluar

Ish-kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1978, Mario Kempes , i cili ka drejtuar ekipin e Lushnjës nga dhjetori  i 1996 – shkurt të 1997 ka folur mbi situatën që po kalon ekipi i Argjentinës, veçanërisht pas humbjes 6:1 me Spanjën.

Sipas tij, gjendja ku ështe katandisur ekipi ka vetëm një fajtor dhe ai është trajneri Horge Sampaoli, kreu i pankinës së kombëtares, i cili la në shtëpi një si Paulo Dibala.

“Mjafton të mendosh atë që pësuam në Spanjë dhe të vjen spontane pyetja: Si ka mundësi që një trajner mund të lërë në shtëpi një si Dibala? Në grupin aktual, sulmuesi i Juves është i vetmi, i cili mund t’i japë ndonjë pasim të denjë Mesit apo akoma më shumë ta zëvendësojë atë kur ai mungon. Prandaj, duke parë atë që pësoi ndaj Spanjës dhe perspektivën e Botërorit, unë mendoj se Sampaoli duhet të nisë të pijë grushte me ilaçe për të kthjelluar idetë e tij dhe të harrojë këtë humbje 6-1”, ka thënë Kempes për mediat vendase.

Kempes erdhi në futbollin shqiptar, pas kërkesës së presidentit të klubit, Rrapush Xhaferri, i cili në atë kohë administronte firmat piramidale.

Të fundit