Flash News

KRYESORE

Deklarata e Lefter Kokës kundër Bashës, çfarë i kërkoi disa minuta më parë me mikrofon mbyllur Rama ish-ministrit

Deklarata e Lefter Kokës kundër Bashës, çfarë i

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka u pozicionua kundër kryeopozitarit Lulzim Basha sa i përket çështjes së incineratorëve, duke e akuzuar për dezinformim.

Por pak minuta përpara se Koka të dilte në foltore, ishte kryeministri Edi Rama që i bëri thirrje nga vendi, të ngrihej dhe të fliste për akuzën e Bashës.

“O Lefter hajde fol një fjalë. Hajde se të doli emri. Nuk është Fatmiri më kurajoz se ty. Hajde fol një fjalë këtu”, iu drejtua Rama Kokës me mikrofon të mbyllur.

Pas kësaj kërkese, ish-ministri i Mjedisit doli dhe mbrojti projektin e incineratorëve.

A bëhen konsultime brenda ‘Frontit Opozitar’? Lefter Koka kundër Bashës: Nga incineratorët përfitojnë bashkitë, mos dezinformo qytetarët

Të fundit