Flash News

KRYESORE

Deklarata e Lu-së për shkollimin falas/ Reagon Basha: Lekët shpenzohen për bileta udhëtimi dhe orendi zyrash

Deklarata e Lu-së për shkollimin falas/ Reagon Basha: Lekët

Në lidhje me deklaratën e  Ambasadorit Donald Lu, i cili shprehet se qeveria ka për detyrë të paguaj librat shkollorë të ciklit fillor dhe parauniversitar, duke mundësuar kështu shkollimin falas, ka ardhur menjëherë reagimi i Kryedemokratit Basha në facebook-un e tij.

Ai deklaron se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve për bileta udhëtimi, fasada dhe orendi zyrash. Basha gjithashtu shprehet se të gjitha këto para do të mundësonin librat falas për të gjithë nxënësit.

"Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: " Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju."

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:

Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:

  1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
  2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.

Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë," deklaroi Basha.

 

Të fundit