Flash News

KRYESORE

Deklarata e PDIU-së për çështjen çame, reagon Rama: Jeni të mjerë që meritoni veç mëshirë

Pas deklaratës së PDIU-së dhe "Shoqata Patriotike Çamëria" në lidhje me çështjen çame, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama në një status në Facebook është shprehur se patriotët e çamërisë të cilët dyshojnë për marrëveshjet me Greqinë, janë të mjerë dhe meritojnë veç mëshirë.

Ndër të tjera Rama u kërkon të bëjnë durim se shumë shpejt do shkruhet kontrata.

Reagiomi i plotë:

Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim🇦🇱

Të fundit