Flash News

KRYESORE

Deklarata e prokurorisë për lobimin e PD, aktivistja: Vjen si shumë era ‘instrument partiak’, s’ka argument ligjor

Aktivistja Aranita Brahaj e ka cilësuar deklaratën e Prokurorisë së Tiranës, sa i takon lobimit të PD dhe shpenzimeve në fushatën e 2017-ës, pa argument ligjor.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja thekson se asnjë parti nuk mund te deklaroje kontrata qe nuk i ka firmosur vetë si palë kontraktore dhe nuk i ka paguar me llogaritë e saj bankare.

“Kjo deklarata e Prokurorisë për "mosdeklarim pagesash" vjen si shume era e prokurorisë instrument partiak. asnje parti nuk mund te deklaroje kontrata qe nuk i ka firmosur vete si pale kontraktore dhe nuk i ka paguar vete me llogarite e saj bankare.

Ka dhjetëra fakte për penalizim te partive për ceshtje te financimit dhe kontraktimit, por rasti ne fjale është pa argument ligjor, thjesht instrumentalizim i rende i institucionit qe u zgjodh ne parlament nen breshërinë e çizmes”, shkruan Brahaj.

Sipas prokurorisë, referuar në dy letërporositë të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, ka një diferencë mes atyre që deklaron PD dhe atyre reale, e cila thekson se në fushatën e PD gjatë 2017-ës u deklaruan 25 mijë dollarë shpenzime, ndërsa 650 mijë të tjera nuk janë deklaruar.

Prokuroria shton se PD nuk ka deklaruar dy pagesa me shumën 650 mijë dollarë, njëra prej të cilave e kryer nga shoqëria ‘Biniata Trade’.

Lidhur me këtë çështje, u thirrën në prokurori kreu i PD, Lulzim Basha, sekretari Gazmend Bardhi, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Mëngjesin e sotëm, kreu i PD, Basha u paraqit në prokurori bashkë me Gazmend Bardhin, ku u njohën me aktet. Pas dëshmisë, Basha kërkoi nga Prokuroria që të bëjë publike letërporositë, ndërsa deklaroi se PD dhe asnjë zyrtar i saj nuk kishte kryer shkelje.

 

Të fundit