Flash News

KRYESORE

Deklarata e prokurorit amerikan të Vettingut: 800 prokurorë e gjyqtarë mund të humbasin vendet e punës

Ish-kryeprokurori i Arizonës, John Leonardo një nga 8 këshilltarët ndërkombëtarë të procesit të Vettingut në Shqipëri ka dhënë një intervistë për portalin amerikan “Tucson.com”. ai ka folur në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët të cilët priten të kalojnë në procesin e vettingut, duke thënë se do të jenë rreth 800, të cilët do të humbasin vendet e tyre të punës.

 “Është një punë me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe potencialisht për vendet e tjera të Ballkanit, që mund të imitojnë përpjekjet. BE-ja është duke kërkuar që Shqipëria të bëjë Vettingun për 800 gjykatësit dhe prokurorët e saj, dhe t’i heqë ata që janë të korruptuar ose jokompetentë, si kusht për pranimin e vendit në BE”. Ai deklaroi se BE po paguan 10 milionë euro për të financuar projektin.

"Është hera e parë që zbatohet ky proces në Shqipëri”, tha Leonardo.

I pyetur se kur mund të filloj procesi dhe sa do të zgjasë, Leonardo është përgjigjur se në fund të shkurtit pritet të bëhen dëgjesat e para.

“Dëgjimet e para kanë gjasa të ndodhin në fund të shkurtit. Supozohet se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet”, u shpreh ndër të tjera John Leonardo.

Të fundit