Flash News

KRYESORE

Deklarata e Rigerta Lokut kundër Edi Ramës që ‘i shpëtoi’ mediave dhe opozitës, si hodhi poshtë projektin me të cilin mburret kryeministri

Deklarata e Rigerta Lokut kundër Edi Ramës që ‘i

Nuk kishte vetëm të kënaqur me fjalimin e Rigerta Lokut në Kuvendin e Shqipërisë, kishte edhe nga ata gazetarë dhe deputetë që hodhën dyshime të forta për prapaskena dhe përdorim politik të gruas që ka mbaruar studimet në Romë dhe jeton në fshatin Prosek të Mirditës.

Shumë kritika iu drejtuan Rigertës edhe për përmendjen e ‘Rilindjes Urbane’, por ata që e kritikuan mesa duket nuk e kanë dëgjuar me vëmendje fjalimin e saj. Rigerta hodhi poshtë me shumë delikatesë projektin e Edi Ramës për rilindjen e fshatrave nëpërmjet shpenzimeve në fasada dhe sheshe, që ai e quan ‘rilindje urbane’. Sjellje e kritikuar shpesh gjatë fushatës elektorale nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Këtu bazohej edhe kritika e Rigerta Lokut, kur tha se fshatarët po presin ‘rilindjen e fshatit’, ndërkohë që projektet e ‘rilindjes urbane’ tashmë janë realizuar, por sipas situatës së përshkruar prej saj, nuk i kanë sjellë banorëve asnjë përfitim.

“E nëse do të pyesni ju se ku është burri i Kristinës, ai ka punuar për ca kohë në kantierët e ‘Rilindjes Urbane’, por ne presim që fshati të rilindë, atë presim ne. Kur fshatari t’i kthehet fshatit të tij, atëherë politika ka bërë diçka madhështore për fshatin”, u shpreh Rigerta duke hedhur poshtë tezën e Ramës se investimet në fasadë do rrisin ekonomitë e fshatrave dhe qyteteve.

 

Të fundit