Flash News

KRYESORE

Deklarata e ‘sëmurë’ e të riut që vrau 20 njerëz në Teksas: Po mbroj vendin tim nga zëvendësimi kulturor dhe etnik

Përpara se të ndodhte sulmi në Teksas ku mbetën të vrarë 20 persona, autori 21-vjeçar postoi në internet një deklaratë kundër emigrantëve ku tha edhe arsyen pse do ta kryente krimin.

21-vjeçari Patrick Crusius flet për një “pushtim hispanik të Teksasit” dhe zëvendësim etnik të emigrantëve.

“Nuk mund të pres më gjatë. Sot me shumë mundësi do të vdes. Ky sulm është kundërpërgjigje për pushtimin hispanik të Teksasit”, lexohet në deklaratë, ku sqarohet gjithashtu se frymëzimi për këtë sulm vjen nga masakra në dy xhami të Zelandës së Re, ku vdiqën 51 persona në fillim të këtij viti.

“Unë thjesht po mbroj vendin tim nga zëvendësimi kulturor dhe etnik që po vjen nga një pushtim”, shton deklarata, shkruan A2CNN.

Në deklaratë, Crusius diskuton edhe për armën që do të përdorë: “Kam një kallashnikov, por do të doja diçka më të fuqishme sepse kallashi nuk është i dizenjuar për të shtënë me breshëri. Mbinxehet shpejt”.

Të fundit