Flash News

KRYESORE

Deklarata e Veliajt për punonjësen e policisë, reagon Ina Zhupa: Kryebashkiak që nuk meriton të qeverisi Tiranën

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ka cilësuar si skandaloze deklaratën e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh sot se “i shkojnë sytë këtu të martohet ndonjëri me një gocë pa gishta?”, duke ju referuar punonjëses së policisë e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’ para parlamentit.

Zhupa thotë se kjo është një deklaratë seksiste dhe një ofendim shumë i rëndë për të gjitha gratë por edhe për personat me aftësi ndryshe.

Duke ju drejtuar Veliajt, zëdhënësja e PD-së mbyll reagimin e saj duke thënë se ky është një kryebashkiak që nuk meriton të qeverisi Tiranën.

“SKANDALOZE si ai që e ka thënë këtë deklaratë.Është një deklaratë seksiste,  është një ofendim shumë i rëndë për të gjithë gratë por edhe për personat me aftësi ndryshe. Ky është një kryebashkiak që nuk meriton të qeverisi Tiranën. Turp!”, shkruan Zhupa.

 

 

Të fundit