Flash News

KRYESORE

Deklarata e zyrtarit amerikan, Basha: Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet

Deklarata e zyrtarit amerikan, Basha: Rama dhe shumica në pushtet të

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, përsa i përket çështjes Tahiri.

Basha thotë se deklarata e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji. Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, Basha inkurajon prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik por të punojnë deri sa të nxjerrin të vërtetën.

Kreu i opozitës shprehet se është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, dhe dëshmitarëve duke theksuar se pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Deklarata e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.

Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.

Propagandën dhe llomotitjet në hava për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin.

 

Të fundit