Flash News

KRYESORE

Deklarata fyese e Imamit, kandidatja e PS i kthehet ashpër: Pse o benimam duhet ta lidhësh figurën e gruas me organet e saj riprodhuese?

Deklarata fyese e Imamit, kandidatja e PS i kthehet ashpër: Pse o benimam

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook kandidatja për deputete, në qarkun e Tiranës Silda Çepe ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Arben Imamit.

“Kam qenë shtëpiake gjithë jetën megjithëse kam punuar me kohë të plotë, sepse ti dhe benimamët e tjerë i shikoni punët e shtëpisë si punë grash. Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin”-shkruan ajo.

Statusi i plotë:

I nderuar benimam,

Unë jam një grua. Kam qenë shtëpiake gjithë jetën megjithëse kam punuar me kohë të plotë, sepse ti dhe benimamët e tjerë i shikoni punët e shtëpisë si punë grash. Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin. Gratë sjellin në jetë fëmijë, ëngjëj. Fatkeqësisht disa kur rriten bëhen djaj të këqinj.

Kështu pra, benimam, unë kam sjellë në jetë tre fëmijë, por kam një lajm për ty dhe benimamët e tjerë, numri i fëmijëve nuk ndikon as në profesionalizëm dhe as në shëndet mendor. 

Po pse, o benimam, pse. Pse duhet ta lidhësh figurën e gruas me organet e saj riprodhuese? Se nuk është lojë e drejtë, jo për gjë, nëse ke guxim të luash.

Pra, benimam, dhe ju benimamët e tjerë, nëse një grua sjell në jetë fëmijë dhe sa fëmijë sjell në jetë, është puna e saj. A keni guxim të diskutoni profesionalizmin dhe aftësinë e një gruaje siç diskutoni ato të një burri? Se me thënë të drejtën, atë që ti dhe benimamët e tjerë e bëni nën këmishën që jua hekuros një shtëpiake, unë dhe shoqet e mia e bëjmë akoma më mirë, madje edhe duke hekurosur, edhe duke rritur 3-4 fëmijë.

Ndaj na marrsh të ligat, benimam!

Të fundit